Autoritetet Italiane dhe shqiptare janë vënë në lëvizje per zbatimin e vendimit të gjykatës së Apelit të Romës në lidhje me emigrantët.
Anija e rojes bregdetare Italiane ka mbërritur në portin e Shëngjinit, për marrjen e 43 emigrantëve të cilët po qëndrojnë në kampin e Gjadrit prej ditës së martë.
Ata pritet të sillen në Shëngjin dhe të nisen menjëhere drejt Italisë.
Gjyqtarët pezulluan paraburgimin e 43 shtetasve bangladeshas dhe egjiptianë të dërguar në Gjadër, duke shtyrë vendimin e radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vende të sigurta.
Po ashtu Qeveria Italiane ka vendosur të bëjë ankim në Gjykatën e Kasacionit.
Vetë kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar ashpër vendimin e gjyqtarëve duke e konsideruar si një përpjekje për të sabotuar politikat e qeverisë së saj, pasi gjykata ka argumentuar se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjinës së migrantëve, nuk mund të konsiderohen vende të sigurta sipas rregullave evropiane.
Fakti që Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian dhe rrjedhimisht nuk është është pjesë as e sistemit evropian të azilit, ka ngritur shqetësime për të drejtat e azilkërkuesve. Marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare pasi vendimit të Gjykatës Evropiane e cila do të shprehet përfundimisht më 25 shkurt.







