AKTUALITET /

Gjykata e Hagës i la në qeli, avokatët: Prokuroria po përgatitet për dënimin e krerëve të UÇK-së

Sipas mbrojtjes, përfundimi i dëshmive të Prokurorisë dhe dorëzimi i të gjitha provave e bën të panevojshëm vazhdimin e ndalimit. “Nuk ekziston më asnjë rrezik konkret që Krasniqi të ndikojë mbi dëshmitarët,” thuhet në dokument.

Shkruar nga Versus
Gjykata e Hagës i la në qeli, avokatët: Prokuroria po
Jakup Krasniqi

Avokatët e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj këmbënguljes së Prokurorisë së Hagës për të mos i liruar klientët e tyre nga paraburgimi, duke e konsideruar këtë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe prezumimit të pafajësisë.

Në parashtresën e fundit, mbrojtja e Jakup Krasniqit argumenton se ai është mbajtur në paraburgim për katër vjet e gjashtë muaj, pa një vendim përfundimtar gjyqësor. Avokatja e tij thekson se kjo situatë përbën një “dënim paraprak” dhe është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Sipas mbrojtjes, përfundimi i dëshmive të Prokurorisë dhe dorëzimi i të gjitha provave e bën të panevojshëm vazhdimin e ndalimit. “Nuk ekziston më asnjë rrezik konkret që Krasniqi të ndikojë mbi dëshmitarët,” thuhet në dokument.

Mbrojtja ngre shqetësime edhe për gjendjen shëndetësore dhe moshën e Krasniqit, tashmë 74 vjeç, duke theksuar se izolimi i zgjatur po ndikon në aftësinë e tij për të ndjekur dhe kontribuar në mbrojtjen e vet. Ajo propozon zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak, duke ofruar 7 masa sigurie konkrete që ai është i gatshëm të respektojë.

Kritika të ngjashme janë bërë edhe nga mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët pretendojnë se Prokuroria po e përdor paraburgimin si mjet presioni, pa sjellë prova të reja që justifikojnë vazhdimin e ndalimit.

Avokatët kërkojnë që Gjykata të vendosë mbi lirimin e përkohshëm, duke respektuar të drejtat themelore të të akuzuarve dhe duke shmangur çdo perceptim për paragjykim në proces. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: