Nuk ka ardhur i mbarë Viti i Ri për një familje, e cila në vend të festës ka bërë një sherr për të mos u harruar.
Protagoniste kryesore ka qenë gruaja, e cila është denoncuar në orët e para të datës 1 janar për dhunë nga bashkëshorti.
Sic njoftojnë mediat në Maqedoninë e Veriut denoncimi është bërë në orën 01:36 në policinë e Kriva Pallankës, kur një 37 vjeçar ka raportuar se rreth orës 01:00 në shtëpinë familjare në Kriva Pallankë, pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja B.S (34). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.








