AKTUALITET /

Grushta dhe shkelma, momenti kur dy të rinjtë dhunojnë brutalisht 43-vjeçarin që nuk flet e as dëgjon në Lushnjë

Autorët kanë pranuar fajësinë ndërsa Gjykata e Fierit caktori si masë detyrim paraqitje për 17 vjeçarin Korreshi dhe la në burg 20 vjeçarin Nasufi.

Shkruar nga Versus

Grushta dhe shkelma, momenti kur dy të rinjtë dhunojnë brutalisht

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Lushnjes ditë më parë kur dy të rinj, Irdi Nasufi dhe Enea Korreshi dhunuan barabarisht 43 vjeçarin me aftësi të kufizuar, Fabjol Hysi.

Autorët kanë pranuar fajësinë ndërsa Gjykata e Fierit caktori si masë detyrim paraqitje për 17 vjeçarin Korreshi dhe la në burg 20 vjeçarin Nasufi.

Dy të rinj në dëshminë e tyre janë shprehur se e gjitha nisi me shaka por më pas 43 vjeçari sipas tyre i kishte ofenduar.

Fabjol Hysi u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, në shërbimin e Neurologjisë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: