AKTUALITET /

Hakmarrje për komente në TikTok, publikohen pamjet kur 26 vjeçari dhunohet barbarisht me çekiç në Fresk

Motivi i sulmit dyshohet se janë komentet që viktima kishte lënë gjatë transmetimeve të tyre live.

Shkruar nga Versus
Hakmarrje për komente në TikTok, publikohen pamjet kur 26
Pamje nga sulmi

Versus.al ka siguruar pamjet kur një 26 vjeçar dhunohet barbarisht në rrugë, ngjarje e ndodhur më 6 dhjetor pranë rrethrrotulimit të Freskut.

Në pranga është vënë Helidon Marku, 49 vjeç i cili dyshohet se veproi me porosi të 'Aroni' dhe 'Fire', dy personazhe të njohur të TikTok-ut.

Motivi i sulmit dyshohet se janë komentet që viktima kishte lënë gjatë transmetimeve të tyre live.

Pamjet tregojnë se si dy agresorët e kapin të riun në mes të rrugës, e godasin me çekiç disa herë në kokë dhe trup, përpara se të largohen. I treti, filmon të gjithë aktin.

Një nga porositës Xhemal Uka i njohur me pseudonimin Fire është një emër i njohur për drejtësinë, , pasi ka precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit.

33-vjeçari u lirua kohët e fundit nga burgu, pas ekstradimit nga Franca, ku kishte qëndruar mbi një vit në qeli./Versus.al

Pamje të rënda: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll