Një 38-vjeçar shqiptar që prej 6 muajsh jetonte në Spanjë ka humbur kontaktet me familjen.
Kjo e fundit është alarmuar pas një mesazhi që djali i ka dërguar.
“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë”, ka shkruar 8 ditë më parë Orgel Fusha, 38 vjeç.
Mesazhi i ka mbërritur 8 ditë më parë, ndërsa familja e 38-vjeçarit e shqetësuar dyshon se Orgel Fushën mund ta kenë vrarë.
Ata kanë një apel për shokët e tij, që mund të dinë diçka më shumë, që të kontaktojnë dhe të tregojnë të vërtetën mbi fatin e 38-vjeçarit.







