
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë sot vendimin për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që u dënua me 2 vite burg për blerjen e 8 votave me 40 mijë lekë.
Beleri kërkon rrëzimin e vendimit të dhënë nga shkalla e parë e GJKKO duke pretenduar se është i pafajshëm. Në seancën e kaluar avokatja e tij, tha se ishin kryer shkelje gjatë hetimeve duke pretenduar se prokuroria nuk kishte pasur leje për përgjimin e Belerit dhe gjithashtu pretendoi më tej se ky i fundit nuk ishte arrestuar në flagrancë siç thuhet në akuzë.
Beleri është zgjedhur eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian, ndërsa gjatë qëndrimit të tij në burg ka qenë i pranishëm edhe “online” në një mbledhje të zhvilluar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
SPAK kërkon që të mbetet në fuqi dënimi i dhënë nga GJKKO me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet lokale. Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Versus.al








