AKTUALITET /

I dënuar me 24 vjet burg në Itali, merr fund arratia 17-vjeçare e shqiptarit (EMRI)

Haxhiu aktualisht po mbahet në një burg në Shqipëri, në pritje të procedurave të ekstradimit në Itali, ku do të duhet të vuajë të gjithë dënimin.

Shkruar nga Versus

I dënuar me 24 vjet burg në Itali, merr fund arratia 17-vjeçare

Pas 17 vitesh arrati 66-vjeçari, Bardhyl Haxhiu është vënë në pranga në Shqipëri. Haxhiu mësohet se është arratisur që nga viti 2008 dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë ënë pranga dje, më 29 prill në qytetin e Fierit.

Bëhet me dije se Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar shqiptarin me 24 vjet burgim për krime të rënda që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës. Bardhyli u identifikua si pjesë aktive e një organizate kriminale të dedikuar për trafikimin ndërkombëtar të heroinës, që vepronte në provincat e Napolit dhe Casertës. Sipas hetimeve, ai luajti një rol qendror në strukturë, duke vepruar si kontakti kryesor për importimin në Itali të sasive të mëdha droge, për një total që tejkalonte 130 kg heroinë.

Kapja u bë e mundur falë një aktiviteti kompleks hetimor të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të kryer nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Napolit, në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptare. Haxhiu aktualisht po mbahet në një burg në Shqipëri, në pritje të procedurave të ekstradimit në Itali, ku do të duhet të vuajë të gjithë dënimin. Operacioni përfaqëson një sukses të rëndësishëm për drejtësinë italiane dhe për luftën kundër trafikut të drogës, rezultat i sinergjisë midis autoriteteve gjyqësore dhe forcave policore në nivel ndërkombëtar.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 42”.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale "Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 - 130 kg, në Caserta, Itali.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: