AKTUALITET /

Masakra e Urës Vajgurore / Gjykata lë të dënuarin Fran Marashin në izolimin e '41-bis'

GJKKO rrëzon kërkesen e Fran Marashin, i dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore

Shkruar nga Versus

Masakra e Urës Vajgurore / Gjykata lë të dënuarin Fran

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, i dënuar me burgim të përjetshëm, për daljen nga regjimi i posaçëm i sigurisë së lartë, i njohur si ‘41-bis’.

Marashi kishte kundërshtuar Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, të datës 13 dhjetor 2024, me të cilin ishte vendosur nën këtë regjim izolimi në burgun e sigurisë së lartë. Ai kishte kërkuar nga gjykata që të shpallej i pavlefshëm vendimi për kufizimin e të drejtave të tij brenda institucionit penal.

I dënuar vetëm një muaj më parë nga GJKKO me burgim të përjetshëm për përfshirje në masakrën e Urës Vajgurore më 17 qershor 1997 – ku mbetën të vrarë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë – Marashi ka qenë në regjim të posaçëm që prej dhjetorit të kaluar.

Megjithatë, në vendimin e dhënë më 30 prill 2025, gjyqtari Erjon Bani vendosi mospranimin e kërkesës së tij, me argumentin se ishte paraqitur jashtë afatit ligjor të përcaktuar nga ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të mbulohen nga vetë Marashi. Ai ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: