AKTUALITET /

(Video) Maskë, kapele e armën gati / Autori i vrasjes së Renato Hoxhaj pak çaste para ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Sipas burimeve hetimore, ekzekutori dyshohet se ka qenë i pajisur gjithashtu me një maskë silikoni që i mbulonte të gjithë fytyrën dhe dyshohet se kishte vendosur edhe një bark artificial, me qëllim fshehjen e identitetit dhe vështirësimin e identifikimit nga kamerat.

Shkruar nga Versus

(Video) Maskë, kapele e armën gati / Autori i vrasjes së Renato

Versus.al ka siguruar pamjet filmike të autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 prillit në qytetin e Vlorës.

Lëvizjet e autorit janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi. Në pamje ai shfaqet i veshur me maskë kirurgjikale, dorashka të zeza dhe kapele. Sipas burimeve hetimore, ai ka qenë i pajisur gjithashtu me një maskë silikoni që i mbulonte të gjithë fytyrën dhe dyshohet se kishte vendosur edhe një bark artificial, me qëllim fshehjen e identitetit dhe vështirësimin e identifikimit nga kamerat.

Hetuesit dyshojnë se autori është arratisur ilegalisht drejt Greqisë pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në Tiranë është ndaluar një person që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj. Bëhet fjalë për Eris Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se i ka dhënë makinën autorit të krimit.

Policia e Vlorës ka identifikuar automjetin e përdorur nga atentatori, të cilit i ishin ndërruar targat, të dyshuara si të vjedhura.

Gjatë kontrollit, Mehmetit i është sekuestruar një telefon celular, në të cilin janë gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor të identifikojë autorin e dyshuar, ndonëse ky i fundit ende nuk është arrestuar.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: