
Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha është paraqitur të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Institucioni nuk ka bërë me dije arsyet e thirrjes në Hoxhës, por sipas burimeve bëhet fjalë për çështjen e Xibrakës.
Kujtojmë se Ermal Hoxha ka qenë i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge pasi ishte një prej të arrestuarve në operacionin e zhvilluar në janar të 2015-ës ku u godit grupi që kishte ngritur laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Roli i tij ishte ai i financuesit që merrte paratë nga marrësit pasi kokaina nxirrej jashtë vendit. Hoxha u filmua nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës. Së bashku me 8 të pandehur të dosjes mes të cilëve edhe dy shtetas kolumbianë, grupi ku bënte pjesë nipi i ish-diktatorit, u dënua me 104 vite burg në total.
Por dosja e “Xibrakës” u rihap sërish vitin e kaluar pas një denoncimi publik nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili ka akuzuar se në këtë çështje është i përfshirë edhe vetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Versus.al








