
Zbardhet drafti i përbashkët mes PS-së dhe PD-së për Reformën Zgjedhore.
Dy partitë do të votojnë në seancë për t’i hapur rrugë emigrantëve që kanë një adresë të saktë banimi për të votuar.
“Adresa e shtetasit që voton nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mbështetet në një nga dokumentet që paraqet në KQZ, sipas pikës 5 të këtij neni. Të dhenat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe nese ato janë të njëjta behet nga DPGJC rregjistrimi në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i adresës së shtetasit që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në nje rubrikë të veçantë”, thuhet në draft.
“KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar që siguron postë të shpejtë”- thuhet në draftin e dakordësuar.
Me tej shtohet se: “Fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ, nëpërmjet shërbimit postar me shpenzimet e zgjedhësit. Në rast se KQZ përzgjedh ofrues ndërkombëtarë të shërbimit postar me jashtë vendit ky ofrues duhet të ketë eksperiencë dhe reputacion të mirë në shërbimin e postës së shpejtë, dhe zgjedhja e tij realizohet nëpërmjet procedurave më afatshkrurtra që mundëson legjisalcioni për prokurimin publik”.
Ndërkohë, pika që ndante dy partitë ishte mënyra se si do të ndahen mandatet. Socialistët kishin si kusht vendosjen e një pragu 7 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që demokratët kërkonin lista 100% të hapura.
Nga drafti shikohet që PS ka hequr dorë nga pragu 7 mijë vota, ndërkohë që demokratët kanë pranuar që 1/3 e listës në çdo qark të jetë e mbyllur.







