
Çifti në foto është Pandeli dhe Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj ditën e sotme.
Sipas mediave greke ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku familja banonte pas një sherri mes çiftit. Autori dyshohet se u largua në këmbë dhe polica po punon intesivisht për kapjen e tijj.
Katër fëmijët e mitur ndodheshin në apartament gjatë ngjarjes dhe u evakuan nga forcat e rendit.
Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka histori të dhunës familjare në të dhënat paraprake.
Një video e publikuar nga protothema.gr tregon momentin kur njëra nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku banonte familja.
Vajza e madhe e çiftit Nakoleci ka folur për media greke duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.
Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40 vjeçari ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur gruan e tij në qafë dhe shpinë.
"Nuk e di pse u grindën", tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se babai ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë e kishte larguar nga shtëpia.
Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. Ai gjithashtu dyshohet se vuante më parë nga probleme të shëndetit mendor, por ishte kuruar.
Autori gjithashtu ka një dënim për vjedhje dhe është deportuar nga Greqia në të shkuarën.
Një fqinje e cila kishte një dyqan afër banesës tha se nuk i personalisht as viktimën as autorin.
“Pashë ambulancat dhe policinë dhe mendova se ishte ndonjë aksident, më vonë mësova se ishin zënë jashtë portës së pallatit dhe ai kishte një thikë të cilën ja nguli në trup dhe e shtyu. Ndaj ishin thyer edhe xhamat. Nisën ziheshin tek porta e pallatit, aty ndodhi e gjitha”, tha ajo./Versus.al







