AKTUALITET /

I kishin me leje të përkohshme, bizneset e Korçës çmontojnë strukturat "shtesë" të lokaleve

Deri më datë 2 gusht, bizneset kanë kohë të çmontojnë vullnetarisht konstruksionet metalike.

Shkruar nga Versus

I kishin me leje të përkohshme, bizneset e Korçës

Korçë- Bizneset në qendër dhe në pedonalen e qytetit kanë nisur çmontimin e konstruksioneve metalike për të cilat kishin leje të përkohshme shfrytëzimi.

Deri më datë 2 gusht, të gjitha bizneseve u është lënë mundësia që vullnetarisht të lirojnë hapësirat publike sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Në rast se bizneset nuk kryejnë çmontimin e konstruksioneve metalike deri më datë 2 gusht, atëherë do të ndërhyjë IMT dhe policia bashkiake për heqjen e tyre.

Disa përfaqësues të bizneseve do të zhvillojnë një takim me kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, ku mësohet se do t’i kërkojnë shtyrje të afatit deri në 15 shtator. Versus.al

Poll