AKTUALITET /

Atentati mafioz në Athinë/ Akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarë

Autorët e dyshuar kishin qëlluar nga brenda një makine, të cilën e kishin vjedhur para krimit.  Në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo

Shkruar nga Versus
Atentati mafioz në Athinë/ Akuzohen për vrasjen e Irakli
Foto montazh: Irakli Davella dhe pamje nga vendi ku ndoshi ekzekutimi i ti

Policia greke ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës.

Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë. Davella u ekzekutua në vendin e quajtur Thrakomaqedhones në 15 dhjetor 2024. Autorët e dyshuar kishin qëlluar nga brenda një makine, të cilën e kishin vjedhur para krimit.  Në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo.

Sipas mediave greke Irikli Davella i cili me origjinë shqiptare por kishte marrë nënshtësinë greke ishte pronar një lokali në Peristeri. Policia greke që në momentin e parë vlerësoi se bëhej fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se kishte lidhje me tre personazhe të botës së krimit, të cilët ishin vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale./Versus.al