AKTUALITET /

I mbijetoi flakëve në banesë, QSUT tregon se si është gjendja shëndetësore e 6-vjeçares

“Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekë pediatër, reanimatorë dhe specialistë të djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi,” – thuhet në njoftim.

Shkruar nga Versus

I mbijetoi flakëve në banesë, QSUT tregon se si është

Vajza e vogël që i shpëtoi flakëve në banesën e familjes në Maliq, ndodhet në gjendje kritike për jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

E mitura 6-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga zjarri që përfshiu banesën e familjes Azizllari në Maliq, ku humbën jetën nëna Merjeme Azizllari dhe vëllai i saj 14-vjeçar, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive.

Në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se vajza është pranuar në shërbimin e urgjencës së djegie-plastikës në QSUT, ku mjekët janë vënë menjëherë në dispozicion për të ofruar trajtimin e nevojshëm.

“Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekë pediatër, reanimatorë dhe specialistë të djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi,” – thuhet në njoftim.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, së bashku me drejtoreshën e QSUT-së, Anxhela Paparizo, kanë shkuar në spital pak minuta pas mbërritjes së 6-vjeçares dhe po ndjekin nga afër situatën, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin mjekësor.

Ministria ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe thekson se mbetet në komunikim të pandërprerë me mjekët për çdo zhvillim të mëtejshëm në gjendjen e të miturës.

Poll