AKTUALITET /

Atentati me 2 të plagosur në ‘Don Bosko’, autorët e blenë mjetin enkas për ngjarjen! “Golf 5” hyri nga Kosova

Prokuroria e Tiranës do kërkojë informacion nga Kosova mbi automjetin tip "Golf 5" të përdorur nga autorët për atentatin.

Shkruar nga Versus
Atentati me 2 të plagosur në ‘Don Bosko’, autorët e
Të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi

Ndryshe nga ngjarje të tjera kriminale kur mjetet e përdorura në krim rezultojnë të jenë denoncuar si të vjedhura, makina që përdorën autorët për të kryer atentatin ndaj Kastriot Elezajt në “Don Bosko” ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe shoku tij Renaldo Metushi, rezulton të jetë blerë enkas për këtë plan.

Mjeti tip “Golf 5” erdhi nga Kosova, ndërsa targat iu dublifikuan njëjtë si të një makine tjetër të cilës ia kishin vjedhur dhe pronari nuk i kishte denoncuar si të humbura.

Në foton që Versus.al siguroi nga makina e autorëve, shihet momenti para atentatit kur autorët kanë vëzhguar shënjestrat para se të hapnin zjarr. Mësohet se ata kanë qenë aty 30 minuta para se shënjestra Kastriot Elezaj të mbërrinte në lokalin ku mbeti i plagosur.

Autorët qëlluan nga mjeti tip “Golf” 7 herë dhe u larguan në drejtim të Kamzës ku më pas makina u gjet e djegur, njëjtë si në atentatet e vrasjeve të ndryshme në vend. Elezaj dhe Metushi deklaruan në polici se nuk kishin konflikte me askënd. Versus.al

Poll