AKTUALITET /

Atentati me 2 të plagosur në Don Bosko, autorët e vëzhgonin shënjestrën prej ditësh! E pritën për 30 minuta

Makina e autorëve ka hyrë nga Kosova ndërsa targat ishin të dubluara dhe i përkisnin një automjeti në Valias.

Shkruar nga Versus
Atentati me 2 të plagosur në Don Bosko, autorët e vëzhgonin
Të plagosurit Renato Metushi dhe Kastriot Elezi (shënjestra) në spital

Tiranë- Prej ditësh autorët e atentatit të ndodhur në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastiot Elezi dhe Renato Metushi, i kishin mbajtur nën vëzhgim këta të fundit.

Ata kishin monitoruar lëvizjet në përditshmëri të shënjestrës Kastriot Elezi që njihet si person më të shkuar kriminale. Ditën e ngjarjes, prej 30 minutash e kishin pritur shënjestrën pranë lokalit, ndërsa ishin të informuar se me të do të ulej edhe 22 vjeçari Renato Metushi i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Pasi qëlluan 7 herë me armë zjarri nga dritarja e makinës, autorët u larguan nëpërmjet një zone ku nuk kishte kamera sigurie dhe më pas mjeti i përdorur u gjet i djegur në Kamëz. Targat e mjetit tip “Golf” që u përdor për atentatin ishin të dubluara dhe i përkisnin një automjeti tjetër.

Në deklaratën e dhënë për efektivët, të plagosurit thanë se në momentin që drejt tyre u hap zjarr me pistoletë me silenciator, ishin duke pirë kafe dhe se nuk i kishin parë autorët. Të dy mohuan të kishin pasur konflikte me ndokënd. Por pas verifikimeve të kryera, rezultoi se Kastriot Elezi është person me precedentë të mëparshëm penalë pasi rezulton të jetë arratisur më parë nga një burg në Austri ku mbahej i arrestuar për një grabitje të kryer. Versus.al

Poll