Live Updates /

Atentati në Don Bosko, 2 të plagosur, njeri me precedent penal. Drejtori i Policisë: Maskat qëlluan nga makina 7 herë, pistat e hetimit

*Dy persona kanë rënë pre e një atentatit ditën e sotme në Don Bosko. *Një person ende i paidentifikuar i kamufluar me kapele ka qëlluar me pistoletë me silenciator Kastriot Elezin, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushin, 22 vjeç të cilët po pinin kafe në një lokal në afërsi të OSHEE. *Autori është larguar me pas nga vendngjarja me makinë tip ‘Golf 5’ e cila është gjetur e djegur në zonën e Institutit. *Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor ndonëse është bërë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. *Mësohet se shënjestra e atentatit është 45 vjeçari, Kastriot Elezi i cili rezulton me të shkuar kriminale. *Elezi ka qenë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali dhe është kthyer në Shqipëri pas kryerjes së krimit. *Drejtori i Policisë Tonin Vocaj ka zbardhur dinamikën e atentatit në Don Bosko. *Sipas Vocajt dyshohet se në makinën me të cilën u krye atentati kanë qenë 2-3 persona të cilët kanë qëlluar në drejtim të Elezajt dhe Metushit. *Po sipas drejtorit të Policisë në makinë e djegur është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohet nga ekspertët.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
6 MUAJ ME PARE

Atentati në Don Bosko / Vocaj: "Maskat" qëlluan nga makina 7 herë, pistat e hetimit

Atentati në Don Bosko, 2 të plagosur, njeri me precedent penal.

U ulën për të pirë kafe, por një breshëri me plumba që u derdh drejt tyre i çoi në spital Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Renato Metushin 22 vjeçar.

Të paktën kështu deklaroi nga vendngjarja drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Sipas këtij të fundit, dyshohet se një makinë ku mund të kenë qenë 2-3 persona, me gjasa të maskuar, është afruar dhe ka qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të Elezajt dhe Metushit.

Vocaj sqaroi se pak pas kësaj ngjarje është gjetur një automjet i djegur në Kamzë, por targat e mjetit nuk korrespondojnë me shasinë e makinës së djegur.

Në makinë është gjetur një armë zjarri, që po ekzaminohet nga ekspertët për të parë nësë gëzhojat e gjetura në vendngjarje përputhen me atë të armës së gjetur në makinën e djegur.

Grupi hetimor ka arritur ndërkohë që të sigurojë dhe disa pamje nga kamerat e sigurisë në vendngjarje dhe në zonën përreth.

E kaluara e dy personave të plagosur është në hetim aktualisht nga policia.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, thaa se njëri prej personave të plagosur, është me precedent kriminal.

Versus.al ka mësuar se precedent ka patur 45 vjeçari Kastriot Elezaj.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Elezajt dhe Metushit, Vocaj tha se ato janë jashtë rrezikut për jeten. Kjo gjë do të ndikojë që në orët në vijim grupi hetimor të marrë deklaratat e dy personave të plagosur në lidhje me atentatin që mund t’i kishte kushtuar jetën./Versus.al

6 MUAJ ME PARE

U plagos aksidentalisht nga atentati në 'Don Bosko', del FOTO e 22-vjeçarit

Atentati në Don Bosko, 2 të plagosur, njeri me precedent penal.
Ronaldo Metushi, kamarieri që mbeti i plagosur

Një atentat u shënua rreth orës 15:00 të ditës së sotme në zonën e 'Don Bosko' ku mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Ky i fundit, 22-vjeç dyshohet se ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë, pasi sipas informacioneve shënjestra e atentatit ka gjasa të ketë qenë 45-vjeçari.

Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen në spitalin e Traumës për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Versus.al ka siguruar foton e 22-vjeçarit të plagosur.

Nga kontrollet e bëra personave të plagosur nuk u është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndonëse vijojnë verifikimet për të shkuarën e tyre.

Autorët e atentatit u larguan nga vendngjarja pasi qëlluan me armë zjarri nga makina.

Mjeti, i cili dyshohet të ketë qenë i tyre u gjet i djegur në zonën e Institutit./ Versus.al 

6 MUAJ ME PARE

Shënjestra e atentatit në ‘Don Bosko’, kush është Kastriot Elezi me të shkuar kriminale

Atentati në Don Bosko, 2 të plagosur, njeri me precedent penal.
Pamje nga vendngjarja

Kastriot Elezi 45-vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati në zonën e ‘Don Bosko’ rezulton me të shkuar kriminale.

Ai ka qenë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali.

45 vjeçari është arrestuar pak kohë më parë me qëllim ekstradimin e tij në Itali dhe është kthyer në Shqipëri pas kryerjes së dënimit.

Kastriot Elezi dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit ndërkohë që 22-vjeçari, Ronaldo Metushi dyshohet se ka qenë kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, nga ku ka mbetur i plagosur aksidentalisht në këmbë. 

Nga atentati i ditës së sotme Kastriot Elezi ka marrë plumb në krah e mushkëri, dhe së bashku me 22-vjeçarin ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Rikujtojmë se autorët, të cilët u arratisën menjëherë nga vendngjarja janë ende të paidentifikuar nga policia./ Versus.al 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ U qëlluan me armë me silenciator, detaje nga atentati në Don Bosko. Dalin pamjet e para nga vendngjarja

Atentati në Don Bosko, 2 të plagosur, njeri me precedent penal.
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë u shënua para pak minutash në zonën e 'Don Bosko' në Tiranë ku mbetën të plagosur dy persona të identifikuar si Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Burimet bëjnë me dije se 45 vjeçari dhe 22 vjeçari po pinin kafe në një lokal në afërsi të OSHEE kur një person është afruar dhe ka qëlluar drejt tyre me armë me silenciator, duke lënë të hapur idenë se kemi të bëjmë me një atentat.

Mësohet se autori u largua me makinë tip 'Golf 5' pas krimit, e cila u gjet e djegur në zonën e Institutit.

Nuk dihet ende nëse autori qëlloi nga makina, apo erdhi në këmbë tek lokali.

Ndërkohë dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor ndonëse është bërë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Versus.al sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprimet e para hetimore./ Versus.al 

6 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Atentat në zonën e 'Don Bosko', plagosen me armë zjarri dy persona, autori arratiset me makinë

Atentati në Don Bosko, 2 të plagosur, njeri me precedent penal.

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në zonën e 'Don Bosko' në Tiranë rreth orës 15:00 nga ku kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ata janë identifikuar si Kastriot Elezi, 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç.

Elezaj është plagosur në këmbë ndërsa Metushi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori ende i paidentifikuar, mësohet se ka patur të vënë një kapelë në momentin që ka qëlluar të plagosurit.

Ai është larguar me makinë nga vendngjarja menjëherë pas plagosjes së dy personave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./ Versus.al 

Poll