AKTUALITET /

FOTO/ Atentati në Don Bosko, zbardhet dëshmia e 2 të plagosurve: Po pinim kafe, nuk i pamë autorët

Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që është zbardhur edhe dëshmia e njërit prej tyre

Shkruar nga M.H
FOTO/ Atentati në Don Bosko, zbardhet dëshmia e 2 të plagosurve:
Të plagosurit nga atentati, Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezi (shënjestra e dyshuar)

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në zonën e ‘Don Bosko’ ku pas një atentati me armë zjarri mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që janë zbardhur edhe dëshmitë e tyre.

Ronaldo Metushi, 22 vjeç ka deklaruar se nuk ka mundur t’i shohë dot autorët, pasi gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt dhe sipas tij së bashku me Kastriot Elezin kanë qenë duke pirë kafe në lokal, ku më parë ka punuar si kamarier aty.

Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”.

Ndërkohë ka dëshmuar në polici edhe 45-vjeçari Elezi, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. Ai thotë se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe se po pinin kafe ashtu sikurse bëjnë çdo ditë.

Nuk kam konflikte me askënd. Pi pija kafe poshtë shtëpisë me Ronaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, ka deklaruar në dëshminë e tij Kastriot Elezi.

Autorët e palgosjes së rëndë dyshohen të jenë tre persona, të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja pas krimit me një automjet tip 'Fiat' që u gjet i djegur në zonën e Kamzës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes nga kamerat e sigurisë që gjenden në zonën përreth.

Ndërkohë po bëhen ekzaminimet për armën e gjetur në makinën e atentatorëve, nëse plumbat që u drejtuan drejt 35-vjeçarit dhe 22 vjeçarit kanë dalë prej saj.

I plagosuri 45-vjeçar, Kastriot Elezi rezulton me të shkuar kriminale në Itali./ Versus.al

Poll