Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të hetojë masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër ku u vranë me armë zjarri Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën edhe 2 të plagosur Eorgen Brajoviç dhe kamarierja Meri Kaceri.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë nisur tërheqjen e dosjes dhe pritet që brenda pak ditësh të marrin në pyetje autorin e dyshuar të masakrës, Ragip Gila.
Ky i fundit pretendoi se shënjestra ishte Erogen Brajoviç me arsyetimin se ky i fundit e kishte ofenduar në rrugë. Nga ana tjetër Brajoviç tha se nuk e njihte Gilën dhe se nuk kishte patur ndonjë konflikt me të. Policia arrestoi dy ditë më pas një 17 vjeçar ndërsa shpalli në kërkim Barush Bregun, krahun e djathtë të të shumëkërkuarit, Ibrahim Licit.
Mësohet se SPAK do të marrë në pyetje për ngjarjen edhe Denis Brajoviç, vëllain e shënjestrës së dyshuar. Versus.al







