AKTUALITET /

Atentati me 4 të plagosur në Lundër drejt zbardhjes, grupi hetimor ka në dorë 17 profile ADN-je!

Ndërkohë, dy prej profileve ADN-së janë të përbashkëta me të miturit që ndodheshin në makinë, ndërsa dy të tjerat mbeten të pa konfirmuara nëse lidhen me autorët.

Shkruar nga Versus
Atentati me 4 të plagosur në Lundër drejt zbardhjes, grupi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Grupi hetimor po e vijon me intensitet procesin e zbardhjes së atentatit të dështuar që ndodhi më 17 prill në zonën e Lundrës, në kryeqytet.

Sipas burimeve për media, hetuesit kanë mbledhur deri tani 17 profile ADN-je nga sendet e gjetura në vendngjarje, duke përfshirë edhe dy profile të plota që dyshohet se i përkasin autorëve të ngjarjes.

Ndërkohë, dy prej profileve ADN-së janë të përbashkëta me të miturit që ndodheshin në makinë, ndërsa dy të tjerat mbeten të pa konfirmuara nëse lidhen me autorët.

Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu sende personale si çanta, doreza dhe pinca, të cilat dyshohet se janë përdorur për të prerë gardhin mbrojtës.

Për më tepër, hetuesit po shqyrtojnë kamerat e sigurisë të zonës, ku dyshohet se autorët kanë lëvizur për disa ditë me motor, duke studiuar terrenin dhe duke planifikuar sulmin me kujdes.

Përpjekjet e grupit hetimor janë përqendruar në identifikimin e plotë të autorëve dhe në mbledhjen e provave të tjera që mund të çojnë drejt zbulimit të plotë të ngjarjes.

Atentati në Lundër ndodhi mbrëmjen e së enjtes, 17 prill, ku të plagosur mbeten 2 djemtë e pronarit të kompanisë "Pelikani Security", përkatësisht 11 dhe 17 vjeç, shoferi i familjes dhe një shok i djemve.

11-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital dhe është dërguar në Itali për kurim ndërsa policia ka dyshime se atentatorët kanë ngatërruar shënjestër./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: