Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e pasditës së kësaj të hëne në fshatin Dushnik të Beratit. Shënjestër e atentatit mësohet se ka qenë shtetasi Altin Halili, 46- vjeç, ish i dënuar, I cili ka vuajtur 12 vite heqje lirie për vrasje. Halili ka vrarë Sokol Kaloshin në fshatin Rremas të Lushnjes. Ai është arrestuar në 1997 dhe është liruar në 2010 nga qelia.
Dyshimet duket se ka ardhur dhe nga ngjarjet e së kaluarës me të cilat është i lidhur emri i Altin Halilit.
Nuk dihet ende kush janë autorët që qëlluan në drejtim të automjetit që drejtohej nga 46-vjeçari Halili, policia dyshon se autorët janë me origjinë nga Fieri. Pak pas ngjarjes, policia gjeti automjetin tip “Hundai” duke u djegur në fshatin Kozare, në drejtim të Kuçovës.
Nuk dihet nëse te shtënat ishin një paralajmërim për Halilin apo një atentat i dështuar.








