Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasdites së sotme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku një 15-vjeçar u plagos me armë zjarri brenda një picerie.
Ngjarja ka ndodhur te Piceri “Fantazia”, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier. Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit.
Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.
Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit. Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes.Versus.al







