Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:10 në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një i mitur 15-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një picerie, ku pas një përplasjeje verbale, është përdorur armë zjarri duke lënë të plagosur adoleshentin.
I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë paraqitur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Aktualisht, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit./Versus.al







