
Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca paraprake për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro i cili prej tetorit të vitit të kaluar është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Duro akuzohet se ka lincensuar një pikë karburanti në Bilisht të ndërtuar pa leje.
Sot do të vendoset nëse çështja në ngarkim të Duros do të kalojë për gjykim apo do të pushohet. Të pandehur janë marrë edhe zyrtarët e bashkisë Gazmend Haxhija, Gazmend Malo, Astrit Seferkolli dhe Vojsava Bregu të cilët i dhanë kompanisë “Genci Petrol” lejen për të tregtuar karburant.
Vetë Duro i cili u pyet nga mediat përsa i takon postit të tij, tha se nuk do të jepte dorëheqje nga detyra si kryebashkiak pavarësisht se u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Versus.al








