AKTUALITET /

I riu shqiptar u vra nga gruaja, reagon motra e 34-vjeçarit: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij!

Shkruar nga Versus

Një ngjarje e rëndë në Florida të SHBA, ka tronditur opinionin publik, pasi një grua shqiptare nga Kosova, vrau burrin e saj, Pajtim Krasniqi dhe më pas i dha fund jetës.

Rreth ngjarjes së rëndë, ka reaguar edhe motra e Pajtimit, Albana Krasniqi, e cila ka prekur me postimin e saj për vëllain e ndjerë. Ajo thotë se Sabrina zgjodhi t’i marrë jetën, duke e qëlluar me pesë plumba.

Ajo shkruan se Sabrina i ka shkatërruar familjen, ndërsa thekson se “ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij”.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, ka shkruar motra e viktimës në Facebook.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

Poll