AKTUALITET /

I shtruar prej 18 ditësh në Spital në Athinë, ja si është gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Anastas Janullatos vijon të mbetet në gjendje kritike për jetën. Sipas medieve greke, Janullatos, i cili është I shtruar në Spitalin “Ungjillizim” të Athinës që prej 3 Janarit ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Shkruar nga Versus

 

I shtruar prej 18 ditësh në Spital në Athinë, ja si

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Anastas Janullatos vijon të mbetet në gjendje kritike për jetën. Sipas medieve greke, Janullatos, i cili është I shtruar në Spitalin “Ungjillizim” të Athinës që prej 3 Janarit ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Fillimisht ai kaloi një virozë të stinës por më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe u transportua për në kryeqytetin grek, ku ende vijon të jetë në monitorim.

Këtë të martë ai është vizituar nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, të cilët shprehën solidaritetin e tyre shpirtëror.

Gjatë kësaj kohe në spitalin ku ndodhet Janullatos, kanë shkuar për ta vizituar krerë të shtetit grek, por edhe drejtues të rëndësishëm të qeverisë dhe politikës shqiptare. /Versus.al/

Poll