Krujë- Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vendosjes së tritolit jashtë lokalit në lagjen “Brazili i Vjetër” në Fushë Krujë.
Mësohet se ka qenë 40 vjeçari Mirgen Zalla ai i cili ka vendosur tritolin që dëmtoi fasadën e jashtme të lokalit. Ndërsa në pranga ka rënë bashkëpunëtori i tij Mondi Topalli i cili e ndihmoi autorin duke e larguar me makinë nga vendngjarja.
Shpërthimi ka ndodhur më 31 janar të këtij viti në lokalin e pronarit me iniciale B.T i cili tha në polici se nuk kishte konflikte me askënd dhe se nuk kishte ide kush mund të ishte përgjegjës për shpërthimin me tritol.
Gjatë kontrollit të banesës së Mirgen Zallës që vendosi tritolin, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të shpërthimit. Versus.al







