AKTUALITET /

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”/ Fjalët që i tha gruas autori i vrasjes së dyfishtë në Kurjan

Shkruar nga Versus

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”/ Fjalët

Pas vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, autori Altin Kuka e ka lënë armën tip kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar tek bashkëshortja e tij, e cila po shiste në një treg të fruta-perimeve.

Mësohet se autori i është drejtuar gruas me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”.

Sipas të njëjtave burime, Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj (xhaxha e nip), por arsyeja e konfliktit mes tyre akoma nuk është zbardhur.

Referuar informacioneve paraprake, ka qenë një sherr mes dy të rinjve që është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë.

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, aty ku siç raporton gazetarja Anila Sefa, autori i dyshuar Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.

Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat.

Viktimat Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, mirëpo njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.

Për krimin e dyfishtë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: