AKTUALITET /

Krimi zgjedhor/ SPAK dhe BKH rrisin presionin në Elbasan! Takim pune me prokurorin Kreshnik Ajazi

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë intensifikuar hetimet për krimet zgjedhore në Qarkun e Elbasanit – një zonë e konsideruar ndër më problematiket gjatë proceseve elektorale të viteve të fundit.

Shkruar nga Versus

Krimi zgjedhor/ SPAK dhe BKH rrisin presionin në Elbasan! Takim pune me

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë intensifikuar hetimet për krimet zgjedhore në Qarkun e Elbasanit – një zonë e konsideruar ndër më problematiket gjatë proceseve elektorale të viteve të fundit.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe BKH zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Kreshnik Ajazi.

Fokusi i takimit ishte shkëmbimi i informacionit operacional, vlerësimi i ecurisë së çështjeve penale të hapura si dhe analizimi i praktikave hetimore në funksion të identifikimit dhe ndëshkimit të personave të përfshirë në manipulime zgjedhore.

Burime nga hetuesit konfirmojnë se hetimet janë përqendruar mbi disa raste konkrete që lidhen me:

1. blerje vote,
2. kërcënime ndaj votuesve,
3. përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës,
4. përfshirjen e individëve me precedent penal në aktivitete elektorale.

Poll