AKTUALITET /

Ideja e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, Papa Françesku pret Baba Mondin në Vatikan

Shkruar nga Versus

Ideja e krijimit të shtetit Bektashi në Tiranë, Papa

Ideja e krijimit të Shtetit Bektashi brenda Tiranës është kthyer sërish në vëmendje pasi Papa Françesku ka pritur Baba Mondin këtë të enjte në selinë e shenjtë të Vatikanit.

Takimi vjen në kuadër të 95 vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Sipas mediave raportohet se Papa Françesku e ka komentuar si nismë të bukur, idenë për krijimin e shtetit ‘Urdhri Sovran Bektashi’ brenda Tiranës.

Mësohet se ata kanë firmosur bashkarisht Dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor. Ky i fundit njihet ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit, e cila u bë publike në vitin 2019 e që ka si qëllim vendosjen e paqes në botë.

Në shtator të vitit të kaluar, kjo ide pushtoi faqet e para të mediave për shkak se kryeministri Edi Rama e pati njoftuar në mediat botërore, pa e konsultuar më parë në Shqipëri. Sipas tij, qëllimi i krijimit të një shteti të tillë, lidhet me promovimin e versionit më tolerant të islamit në Shqipëri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: