AKTUALITET /

“Na kërkoi llogari”, çifti i bashkëshortëve sulmon Osman Stafën! Gazetari: Më goditën se raportoja protestën

Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një sherr që ka nisur për shkak se Stafa u kishte kërkuar llogari të moshuarve përse nuk ishin në protestë.

Shkruar nga Versus

“Na kërkoi llogari”, çifti i bashkëshortëve

Një moment i paprecedentë u shënua gjatë protestës të 22-të radhazi të mbajtur mbrëmjen e djeshme nga mijëra qytetarë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale linin përshtypjen se gazetari Osman Stafa po shoqërohej nga efektivët e policisë.

Megjithatë policia ka dalë me një njoftim duke sqaruar të gjithë ngjarjen. Bëhet fjalë për një konflikt që gazetari ka patur me regjisorin Zef Nikolla dhe bashkëshorten e këtij të fundit M.P.

Çifti i bashkëshortëve të moshuar raportohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar gazetarin i cili ka depozituar një kallëzim në polici. Pala tjetër ka pretenduar se konflikti kishte nisur pasi gazetari u kishte kërkuar llogari për mospraninë e tyre në protestën e mbajtur.

Ndërsa gazetari Osman Stafa mohon që diçka e tillë të jetë e vërtetë dhe shtoi se në polici po jepte dëshminë edhe një person që e pa gjithë ngjarjen.

“Një burrë dhe një grua më ndërprenë rrugën dhe më goditën. Më thanë që punën time nuk e bëj mirë. Të dy ishin të shqetësuar për sa i takon raportimeve që unë kam bërë për protestën. Pas këtij kontakti, kam kërkuar të bëj kallëzim personal. Nuk i njoh dhe filluan duke më çjerrë, më shanë dhe më goditën. Nuk ka asnjë rrembim, asnjë shoqërim timin, kam kërkuar vetë të bëj kallëzim.

Personat ishin të moshës mbi 50 vjeç. Janë shoqëruar dhe ndodhen në Komisariatin nr. 3. Mendoj se ishin bashkëshortë. Ata pretendojnë të kundërtën, mendojnë se unë u kam thënë pse nuk keni ardhur në protestë"- ka deklaruar Stafa. Versus.al

 

Poll