AKTUALITET /

Incident në Këshillin Bashkiak të Vlorës, dy të rinj ndërhyjnë në mbledhje! Ofendojnë këshilltarët: Mashtruesa, plehra m*ti'!

Shkruar nga Versus

Incident në Këshillin Bashkiak të Vlorës, dy të rinj

Gjatë një mbledhjeje jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj ndërhyrë gjatë  takimit.

Njëri prej tyre hyri në konflikt verbal me këshilltarët, duke i sharë dhe ofenduar hapur, ndërsa situata u tensionua në mënyrë të menjëhershme.

Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.

“Të gjithë mashtruesja jeni… kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm”, dëgjohet ai ndër të tjera.

Policia e Shtetit reagoi menjëherë, duke larguar të rinjtë nga ambientet e Këshillit dhe duke i shoqëruar në komisariat.

Poll