AKTUALITET /

Ish drejtori i burgjeve në SPAK! Ismailaj pyetet për dosjet e hakeruara të prokurorëve

Agim Ismailaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Shkruar nga Versus

 

Ish drejtori i burgjeve në SPAK! Ismailaj pyetet për dosjet e

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismailaj është pyetur nga SPAK, mbasi është zbuluar se ish funksionari është një nga personat që i janë dërguar dosjet e hakeruara nga SPAK.

Burimet e sigurta i thanë TCH se rezulton që emri i ish-funksionarit në listë me mëse 72 dëshmitarë u gjet në telefonat e dy të arrestuarve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, nën hetim për nxjerrje të akteve sekrete, ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe grup kriminal.

Por dëshmia e Ismailaj konsiderohet sekret dhe siç tregojnë anëtarë të grupit të hetimit edhe ai ka firmosur procesverbal për mos shpërndarjen e të dhënave që ju përcollën përmes WhatsApp.

Agim Ismailaj është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni. Siç bëjnë me dije burimet pranë SPAK ka gjithashtu një listë emrash që rezultojnë se ish drejtori i burgut të Vlorës mbasi kishte marrë të dhënat nga hakeruesi Rrokaj ua ka shpërndarë dosjet.

Dy ju përkasin dy ish funksionarëve të lartë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe një e tretë është ndaj Klodjan Allajbeut nën procedim për evazion fiskal. SPAK ka njoftuar se hakeruesi shfrytëzoi paswordet e dobëta të tre prokurorëve dhe hyri në e-mailet e tyre, ndërsa garanton se nuk është prekur sistemi.

Dy të arrestuarit insistojnë se nuk ka grup kriminal dhe se askush nuk është pas tyre./ TCH

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: