AKTUALITET /

Ishte me pushime në Sarandë, gjendet pa shenja jete një 20-vjeçar nga Maqedonia

Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkake natyrale.

Shkruar nga Versus

 

Ishte me pushime në Sarandë, gjendet pa shenja jete një

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili ndodhej me pushime në Sarandë është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkake natyrale.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Poll