AKTUALITET /

Italia miraton marrëveshjen për emigrantët/ Përfitojnë 500 mijë shqiptarë, ja çfarë duhet të dini

Marrëveshja mes dy vende parashikon që shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin Italian dhe paguaujnë kontributet e tyre (sigurimet shëndetësore edhe shoqërore) do të njohet këto vite si për llogaritjen e pensionet apo edhe përfitimeve të tjera sociale që përfshihen në skemën e kontributeve.  

Shkruar nga Versus
Italia miraton marrëveshjen për emigrantët/ Përfitojnë

Dhoma e deputetëve në Parlamentin italian ka miratuar ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024.

Marrëveshja rregullon përfitimet e pensioneve dhe përfitimet e papunësisë apo problemeve shëndetësore për ata që janë aktualisht ose kanë qenë të punësuar/vetëpunësuar në të dyja shtetet.

Konkretisht, kjo marrëveshje mes dy vende parashikon që shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin Italian dhe paguaujnë kontributet e tyre (sigurimet shëndetësore edhe shoqërore) do të njohet këto vite si për llogaritjen e pensionet apo edhe përfitimeve të tjera sociale që përfshihen në skemën e kontributeve.  

E njëjta metodë do të aplikohet edhe për shtetasit italianë, të cilët punojnë dhe paguajnë sigurimet e tyre në shtetin shqiptar, por kërkojnë njohjen e tyre edhe në shtetin “mëmë”.

Sipas të dhënave zyrtare nga kjo nismë, e cila u arrit pas 15 vitesh negociata mes Shqipërisë dhe Italisë do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në territorin italian.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi nismën në Maj të vitit të kaluar. Ligjvënësit nga kampi blu dhe ai rozë që ishin prezentë në seancë plenare (93 deputetë) votuan pro marrëveshjes. /Versus.al/

 

 

 

Poll