AKTUALITET /

Iu vu tritol pranë banesës, "shënjestra" në Pogradec me precedentë kriminalë! Përfitoi nga amnistia

Shkruar nga Versus
Iu vu tritol pranë banesës, "shënjestra" në
Meardi Berberi

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol brenda një pallati në Pogradec gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mardi Berberi, pronari i banesës pranë të cilës shpërtheu lënda plasëse, rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë pasi ishte dënuar më parë për 4 vepra penale në periudha të ndryshme, konkretisht:

Më 08 gusht 2020 Berberi është dënuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” për sulmin e ndodhur ndaj hotelit në pronësi të familjes Muçollari.

10.02.2019 “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”

24.02.2018, i dënuar për Kanosje dhe prishje të qetësisë publike

24.04.2011, i dënuar për “Plagosje e rëndë me dashje”.

20.06.2008 “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Mësohet se Berberi i cili ka qenë më herët edhe ish-drejtor juridik në Ujësjellësin e Pogradecit, ishte një prej përfituesve të Amnistisë Penale që u realizua në prill të këtij viti. Shkak për lëndën plasëse që shpërtheu, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, dyshohet të jetë bërë ndonjë konflikt që Berberi mund të ketë pasur më herët. Versus.al

Poll