Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte thirrur sot edhe kreun e partisë së Lirisë, Ilir Metën për t’i njoftuar mbylljen e hetimeve ndaj tij dhe dërgimin e dosjes në GJKKO.
Por Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit ka kërkuar disa ditë kohë nga SPAK me argumentin se ndodhet me pushime dhe se nuk mund të paraqitet. Nga ana tjetër ai është shfaqur “me skype” nëpër studio televizive në mbrojtje të policit të dhunuar në Vlorë pas goditjes së kamarierit 18 vjeçar.
Ndërkohë sot në SPAK pritet të paraqitet Monika Kryemadhi për të marrë aktet hetimore dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi të cilës do t’i komunikohet akuza zyrtare. Versus.al







