AKTUALITET /

“Jo më 14, por 3 ditë për të marrë kartën e ID”, ministria e Brendshme: Mjafton pagesa 3 mijë lekëshe

Shkruar nga Versus
“Jo më 14, por 3 ditë për të marrë kartën e
Foto ilustrim: Kartë ID

Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se kompania shtetërore “IdentiTek SHA” që merret me prodhimin e dokumenteve biometrike, sjell mundësinë që falë një pagese 3 mijë lekëshe, qytetarët të mund të marrin kartën e Identitetit brenda 3 ditësh.

Në njoftim thuhet se kjo mundësi është krijuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për këtë dokument. Ndësa gjithashtu shpjegon hapat e aplikimit për t’u pajisur me kartë ID.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Risia është lançuar nga IdentiTek SHA, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:

Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);

Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;

Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;

Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

• Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;

• Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;

• Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: