
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar çështjen e juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit, të depozituar një muaj më parë.
Juristi e kishte paditur Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në një studio televizive, ku tha se Romeo Kara ishte paguar për të bërë kallëzimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Njoftimi i GJKKO-së:
I dëmtuari akuzues Romeo Kara me datë 09.05.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës
kërkesën me objekt: “Kërkesë për gjykim lidhur me veprat penale të fyerjes dhe shpifjes
publike të kryer nga deputetja e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, Monika
Kryemadhi”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, me
vendimin Nr. 40, datë 11.06.2025 vendosi:
1. Pushimin e çështjes penale, me nr. 98 regjistri, datë 09.05.2025, që i përket,
viktimë akuzuese: Romeo Kara, e akuzuar: Monika Kryemadhi, akuzuar për
kyerjen e veprës penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, parashikuar nga nenet 119/2
dhe 120/2 të Kodit Penal.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Romeo Kara.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme
të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Versus.al







