AKTUALITET /

"Ka shenja në qafë", dy pista hetimi për 23 vjeçarin që u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit

Policia po heton mundësinë që i riu të jetë mbytur me litar pas konflikteve për parcela me kanabis ose për motive xhelozie.

Shkruar nga Versus

"Ka shenja në qafë", dy pista hetimi për 23

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Ulëz të Matit ku i riu Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit, ku kishte përfunduar edhe makina e tij.

Mësohet se ekspertiza ka zbuluar shenja mavijosje në qafën e viktimës dhe dyshohet se 23 vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush dhe nuk përjashtohet pista e vrasjes. Aktualisht policia dyshon se i riu mund të jetë mbytur me litar dhe po heton dy pista, atë të konflikteve për shkak të parcelave me kanabis dhe atë të xhelozisë.

Ka qenë babai i 23 vjeçarit ditën e djeshme ai që bëri denoncimin në polici duke zbuluar se i biri nuk ishte kthyer në banesë. Ndërsa më herët, mediat raportuan se viktima mund të jetë rrëmbyer nga disa persona ende të paidentifikuar dhe më pas u gjet në liqenin e Shkopetit së bashku me mjetin e tij. Versus.al

Poll