Detektivja private Shkënda Lili, ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka raste kur ka hakeruar telefona të personave të caktuar me qëllim zbulimin e detajeve rreth tyre.
E ftuar në “Top Story”, Lili u shpreh se lehtësinë më të madhe e kanë tek telefonat android. Ndërsa tha se ka pasur politikanë të hetuar me kërkesë të partnereve të tyre. Sipas saj është e vështirë t’i hetosh pasi përdorin shumë kamuflime.
Pjesë nga biseda në studio:
Shkenda Lili: Kam hakeruar, me Android është më e lehtë, Iphone më të vështirë. Shikohet në rrjetet sociale, tentojmë me linqet, përgjimi në terren, pjesa e telefonit është me kleçkë, por dedektivët se nuk jam vetëm unë, i marrin përsipër për t’i bërë.
Grida Duma: Ka pasur politikanë që janë përgjuar?
Shkenda Lili: Të investiguar po, jo të përgjuar, nga familjarë, nga partnerë që duan të kenë një provë të shantazhojnë, të dinë diçka rreth objektivit.
Grida Duma: A është e vështirë të investigosh politikanë?
Shkenda Lili: Është e vështirë, janë të kamufluar. Versus.al








