Me pretendime që shkojnë deri në ofendimin e kujtimit të viktimës, Pandeli Nakoleci që vrau bashkëshorten e tij, Marjola në Volos u përpoq të mbrojë veten, por pa bindur hetuesin dhe prokurorin, të cilët e dërguan në burg pas deklaratës së tij.
40-vjeçari, në deklaratë e tij mbrojtëse nuk përmendi akuzat për dhunë ndaj gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve, por pretendoi se është penduar dhe shtoi se “do të donte të kthehej koha pas dhe të ishte ai në vend të 36-vjeçares”.
Ai deklaroi gjithashtu se humbi kontrollin kur 36-vjeçarja i tha, “me ton shumë ofendues dhe ironik”, se fëmija që ajo kishte humbur kohët e fundit nuk ishte i tij.
40-vjeçari u përpoq të paraqitej si një familjar punëtor, ndërsa viktima si një grua e pabesueshme. Ai shtoi se kishte menduar të vetëvritej në qeli dhe kërkoi që të vlerësohej nga një psikiatër, duke përmendur një tentativë të mëparshme për t’i dhënë fund jetës.
Ai pretendon se donte vetëm ta trembte dhe e goditi me një objekt të mprehtë që përdorej për pjekjen e mishit. Sipas ekspertit mjeko-ligjor, gruaja kishte marrë goditje të shumta, dy prej të cilave fatale: njëra në qafë dhe tjetra në zemër, goditje që në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen vetëm si “frikë”.
Deklarata mbrojtëse e 40 vjeçarit Pandeli Nakoleci:
Me bashkëshorten time kemi pasur për mbi 20 vjet një jetë familjare të qetë, të rregullt dhe të lumtur, duke rritur së bashku katër fëmijët tanë. Marrëdhënia jonë emocionale dhe jeta jonë intime si çift ishin të shkëlqyera, pa asnjë problem, me përkushtim dhe dashuri reciproke.
Unë punoj gjatë gjithë ditës si bager dhe ndërtues, për të siguruar të ardhurat e nevojshme që të plotësohen të gjitha nevojat e jetesës së familjes sonë me gjashtë anëtarë, në mënyrë që fëmijëve të mos u mungojë asgjë, ndërsa bashkëshortja ime merrej me rritjen e tyre, duke punuar rastësisht ose me sezone.
Bashkëjetesa jonë u trondit veçanërisht pas Pashkëve të vitit 2025, kur mësova dhe kuptova se ajo kishte një lidhje dashurie me një tjetër burrë, me të cilin komunikonte pothuajse çdo ditë dhe shkëmbenin mesazhe të shpeshta erotike. Dyshoj se edhe takoheshin dhe kryenin marrëdhënie seksuale, gjë që ajo e pranoi më vonë.
Ky zhvillim negativ më hidhëroi dhe më nxiti të humbas kontrollin mëngjesin e 22 gushtit 2025, kur për këtë çështje, për vendimin e saj për të prishur martesën dhe familjen që kemi krijuar me mund, së bashku me zbulimin e fëmijës që ajo kishte humbur kohët e fundit nuk ishte i imi — një njoftim që e bëri me një ton ofendues dhe ironik — ndjeva një ofendim të thellë si burrë, çka më çoi në një gjendje të papërmbajtshme dhe humbje të kontrollin.
Kam marrë një objekt të mprehtë, një thikë që përdorej për pjekjen e mishit në ballkon, pa planifikuar apo menduar paraprakisht të kryej vrasje, për të sulmuar me zemërim, duke vepruar në turbullim mendimesh, dhe e godita në gjoks dhe qafë pa kuptuar se do të ishte fatale, dhe kështu i mora jetën, gjë që në asnjë rast nuk kisha qëllim kriminal. Nuk kisha asnjë qëllim tjetër veçse ta trembja, pasi ndihesha nënçmuar në mënyrën më poshtëruese.
Jam penduar sinqerisht për veprën time të tmerrshme. Dua të kërkoj falje kryesisht tek katër fëmijët e mi, tek të afërmit e saj dhe shoqëria për tragjedinë që shkaktova pa dashje, pavarësisht se u provokova rëndë dhe u ndjeva thellësisht i ofenduar.
Do të doja që koha të kthehej, të ishte e gjallë bashkëshortja ime, të isha unë në vend të saj. Jam i shkatërruar, i tronditur dhe psikologjikisht i rrënuar, i dëshpëruar, dhe dy ditë më parë mendova në qeli të jap fund jetës sime.
Ndjej faj dhe pendim për humbjen e parakohshme dhe vrasjen e bashkëshortes sime. E dënoj veten që nuk zgjodha rrugën e logjikës dhe vetëkontrollit duke kërkuar zgjidhje për martesën tonë që nuk u respektua nga e ndjera, në mënyrë që debati i ashpër dhe grindja e 22/08/2025 të mos eskalonte dhe të arrija deri te krimi.
Përsëris me forcë se nuk kam qenë kurrë i dhunshëm ndaj saj, nuk e kam keqtrajtuar fizikisht apo detyruar me forcë ose kërcënim në marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kjo nuk është e vërtetë dhe është një pretendim i rremë; ndryshe, ajo do të më kishte denoncuar për dhunë në familje.
Kërkoj kryerjen e menjëhershme të një vlerësimi psikiatrik për të përcaktuar nëse vuaj nga ndonjë çrregullim mendor, duke pasur parasysh se kam qenë i shtruar në një institucion psikiatrik pas një tentativë të mëparshme vetëvrasjeje dhe më ishin dhënë medikamente i cili vazhdoj ta marr edhe sot. Jam diagnostikuar me çrregullim dhe konfuzion ankthi që ka shfaqur kohët e fundit dhe është përkeqësuar./Versus.al







