
Shkodër- Një 49 vjeçar i identifikuar si P.C është shpallur në kërkim nga policia në Malësi të Madhe pasi në banesën e tij u gejtën 373 fidanë dhe 52 bimë kanabisi.
Mësohet se kanabisi u gjet në proces tharje në fshatin Gruemirë.
Fidanët dhe bima narkotike u sekuestruan në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë kriminale.







