AKTUALITET /

Karteli “Sinaloa” rrëmbeu dhe vr*u shqiptarin në Spanjë, 14 të arrestuar! Kërkuan 240 mijë euro që ta lironin

Shkruar nga Versus
Karteli “Sinaloa” rrëmbeu dhe vr*u shqiptarin në
Momenti kur arrestohen disa prej anëtarëve të grupit kriminal në Spanjë

Spanjë- 14 persona janë arrestuar së fundmi nën akuzën e lidhjeve me kartelin meksikan të Sinaloas të cilët akuzohen për vrasjen e një 43 vjeçari shqiptar nga Kosova të ndodhur në muajin qershor të këtij viti.

Të arrestuarit janë 11 burra dhe 3 gra të gjithë me shtetësi meksikane të cilët banonin në Katalonjë. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e shqiptarit, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në zonën e quajtur Botarell.

Viktima kishte udhëtuar nga Italia për t’u takuar me disa prej drejtueve të celulës së themeluar nga Joaquin el Chapo Guzman. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari u rrëmbye pasi kishte udhëtuar nga Italia dhe më pas personat e akuzuar i dërguan një foto familjes së tij në Kosovë duke u kërkuar atyre 240 mijë euro në këmbim të lirimit të tij. Madje asokohe u dërguan edhe një fotografi për t’u dëshmuar se ai shte gjallë.

Familjarët e shqiptarit bënë pagesën prej 32 mijë dollarësh në një portofol kriptovalutash virtuale duke ndjekur udhëzimet e organizatës për të vështirësuar gjurmimin e parave, por nuk morën asnjë lajm për shqiptarin.

Sipas mediave spanjolle, të arrestuarit që përbënin celulën kriminale kanë lidhje me trafikun kombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Ata kanë marrë pako me origjinë meksikane me metamfetaminë të cilat trafikoheshin në Katalonjë nga Meksika. Kjo tregonte edhe lidhjet e forta ndërkombëtare në disa vende evropiane dhe Meksikë. Versus.al

Poll