
Konfliktet e ashpra fizike në jug të vendit janë kthyer në një problematikë shumë të madhe që po ndikon edhe në shqetësimin e turistëve të huaj. Ditën e djeshme janë publikuar në media pamjet e një sherri të regjistruar ditët e fundit pranë një hoteli në Dhërmi, duke frikësuar pushuesit vendas dhe të huaj.
Mes palëve janë përdorur grushta e shkelma. Pavarësisht ngjarjes që shkaktoi panik tek turistët, policia ende nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Së fundmi është mësuar se në sherrin e dhunshëm të ndodhur në Dhërmi, janë përfshirë fëmijë dhe të afërm të VIP-ave të njohur.
Pamjet tregojnë një person sipër një makine që mësohet të jetë Leon Frroku, nipi i ish-deputetit Mark Frroku, teksa qëllon me grushte djemtë e ish-Miss Shqipërisë Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni.
I përfshirë në përleshje mësohet të ketë qenë edhe nipi i ish-ministrit të dënuar Lefter Koka. Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur për shkak të sherrit për një femër. “Përshëndetje JOQ. Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresori është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, shkruan dëshmitari për JOQ.
“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezente aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një dëshmitare tjetër.
Për ngjarjen e dhunshme nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga policia dhe asnjë masë ndaj personave të përfshirë. Versus.al







