Pas shpalles të pavlefshëm të mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka marrë një tjetër lajm jo të mirë, këtë herë nga Gjykata e Lartë e cila i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit të dhënë nga GJKKO mbi përfshirjen në blerjen e votave për zgjedhjet e 14 majit 2023.
Fredi Beleri u dënua më 4 mars nga GJKKO me 2 vite burg mbi akuzën e arrestimit në flagrancë duke blerë vota për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, ndërsa paralelisht kërkoi pezullimin e dënimit të tij deri në një vendim përfundimtar, kërkesë që u rrëzua sot nga institucioni.
Ndërkohë, Beleri tashmë zyrtarisht nuk e ka më mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës pasi në seancën ku edhe ai vetë ishte i pranishëm me pranga në duar në KQZ, Celibashi argumentoi se në kushte të tilla, Beleri nuk mund të ushtronte më detyrën për të cilën ishte zgjedhur.
Më të përfunduar seanca në KQZ, presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, ndërsa kandidatë të deklaruar deri më tani janë Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i PBDNJ. Versus.al








