AKTUALITET /

'Kërkojmë falje'/ Denigronin titullarë institucionesh në internet, lirohet gazetari dhe ish-punonjësja e AMP-së

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik.

Shkruar nga Versus
'Kërkojmë falje'/ Denigronin titullarë institucionesh
Kushtrim Selimi dhe Regin Omeri

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik.

Ata u arrestuan pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, përmes portalit “shqipnews.info” publikonin shkrime me të dhëna të rreme të cilat fshiheshin vetëm nëse merrnin pagesën e kërkuar.

Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës, ndërsa mbrojta paralajmëroi ankim të vendimit në Apel.

Hasanaga dhe Omeri kanë shfaqur pendesë në gjykatë dhe kanë kërkuar falje.

Kujtojmë se Regina Omeri gjatë deklaratës të dhënë e në polici ka pranuar se bashkëpunonte me Kushtrim Selimin për shkak të raportit intim që kishte me të.

Ndërsa gazetari, Ervis Hasanaga ka deklaruar në polici se paguhej 600 euro në muaj për të shkruar lajme dhe se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat e bëra pasi vetëm kryente punën e tij me lajmet që i dërgoheshin nga ish-shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.

Për denigrimin e figurave të larta të policisë, dyshohet se Kushtrimi ndihmohej edhe nga vëllai i tij Kreshnik Selimi shef kundër narkotikëve në SHISH./ Versus.al

 

 

Poll