AKTUALITET /

Kërkuan një rritje rroge me 700 €, po sa paguhen sot gjyqtarët në Shqipëri?

Në një postim të gjatë, Rama e cilësoi këtë prakikë si të padëgjuar më parë në historinë e shteteve, duke theksuar se është e papranueshme që një trup gjyqësor t’ia caktojë vetes pagat përmes sistemit të drejtësisë.

Shkruar nga Versus
Kërkuan një rritje rroge me 700 €, po sa paguhen sot
Foto ilustruese

Ditën e sotme kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar një tjetër rritje rroge, me 700 euroe dyta brenda tre vite përmes Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim të gjatë, Rama e cilësoi këtë prakikë si të padëgjuar më parë në historinë e shteteve, duke theksuar se është e papranueshme që një trup gjyqësor t’ia caktojë vetes pagat përmes sistemit të drejtësisë.

Por sa paguhen sot gjyqtarët në Shqipëri?

Sipas të dhënave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese një gjyqtar paguhet nga 320.000 deri në 370.000 lekë në muaj.

Në Gjykatën e Apelit nga 250.000 deri në 300.000 lekë në muaj.

Ndërsa në Gjykatën e Shkallës së Parë, një gjyqtar paguhet në muaj nga 220.000 deri në 260.000 lekë.

Krahas pagës, gjyqtarët kanë dhe përfitime shtesë për vjetërsinë, vështirësinë në punë dhe shpesh kompesime për banesë apo transport. /Versus.al

Poll